Transmetuar më 24-02-2020, 08:54

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, ku u shënua një shpërthim i fuqishëm.

Në lagjen “Kala”, Elbasan, në lokalin në pronësi të shtetasit E.S., dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka plasur një bolier.

Për pasojë kanë plasur dhe tre panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Shpërthim i fuqishëm në Elbasan, çfarë thotë policia