Parashikimi i motit për sot, 24.02.2020 dhe 5 ditët në vazhdim
Transmetuar më 24-02-2020, 00:10

Vendi pritet të përfshihet javën e ardhshme nga luhatje të forta.

Këtë të hënë 24 shkurt 2020 moti do të mbetet i stabilizuar me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.

Era do të jetë me drejtim Veri (N) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 -1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  1/14°C

Zonat e ulëta  3/18°C

Zonat bregdetare 7/18°C

Deri në mesjavë, ashtu siç duket dhe në tabelë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit.

Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes.

Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.

Ndaj deri në mesjavë mbani xhaketa të lehta, ndërsa të enjten çadrat dhe rrobat e trasha nuk duhet t’ju mungojnë!

Loading...