Transmetuar më 23-02-2020, 21:41

Këngëtarja Anxhela Peristeri, pas alarmit të koronavirusit që ka prekur Italinë, është shprehur se duhen mbyllur sa më parë kufijtë e Shqipërisë.

Në një status në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se shqiptarëve po u rrezikohet jeta dhe se duhet të bëhen të ndërgjegjshëm që me këto gjëra nuk bëhen lojëra.

Por ka pasur ironi të shumta në rrjetet sociale me propozimin e saj.

I vetmi që propozoi të mbylleshin kufinjtë dhe që u bë realitet ishte diktatori Enver Hoxha. Shumë e kanë krahasuar propozimin e këngëtares, si tepër të rreptë dhe që i ngjan një diktatori.

“Mbyllni kufijtë sa jemi në kohë. Mbyllni kufijtë para se të jetë vonë. Kontakti ynë me shtetin Italian është i jashtezakonshem, i shpeshtë me shumë fluturime në ditë. Nuk jemi vend aq i fuqishëm sa të përballojmë diçka të tillë", propozoi ndër të tjera Anxhela Peristeri.

"As mos e ëndërroni se do ja dalim paq po erdhi në Shqipëri. Ju lutem, ngrini zerin sepse do riskojmë aq shume sa nuk jua merr mendja".

"Nuk ka maska as mjete mbrojtëse tek ne".

"Një herë në jetë bëhuni të vetëdijshëm që nuk luhet me jetën. Mediat duhet të përhapin alarmin dhe shteti ynë duhet të mbyllë kufijtë", ka shkruar ajo në një postim të fundit mbi alarmin.

Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Në Italia, vendi ynë fqinj janë prekur mbi 100 vetë dhe janë shënuar deri tani 3 viktima./NOA.al