Transmetuar më 23-02-2020, 19:04

Koronavirusi është një armë biologjike lufte e krijuar në një laborator të Wuhan në Kinë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të saj". Këtë pohim ka bërë në një video të publikuar në faqen Geopolitics and Empire, dr. Francis Boyle, profesor në Universitetin e Illinois në SHBA. Në vitin 1989 ai ka përgatitur Aktin e Armëve Biologjike, një ligj për antiterrorizmin në sferën e armëve biologjike.

Boyle thotë se koronavirus, "një armë biologjike lufte me aftësi vdekjeprurëse", ka dalë nga një laborator i sigurisë së lartë në Wuhan. Qeveria kineze është përpjekur të mbulojë çështjen ndërsa është duke zbatuar masa drastike për të kufizuar epideminë.

Laboratori BSL-4 në Wuhan është dhe një qendër kërkimore shkencore e OBSH dhe pikërisht nga ky fakt, thotë Boyle, OBSH nuk mund të flasë.

Pohimi i z.Boyle vjen ndërsa zyrtarisht, autoritetet japin versionin se virusi erdhi nga një treg peshku në Wuhan.

Por revista The Lancet evidentoi se rasti i parë që doli në fillim të dhjetorit, ishte një person që kurrë nuk kishte shkuar në atë treg. /noa.al/