Transmetuar më 23-02-2020, 19:15

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, 23-vjeç, shpërthen duke befasuar trajnerin Stiven Gerrard dhe fansat e Glasgoë.

Ai bëri një paraqitje të shkëlqyer me Rangers, teksa shënoi një gol dhe dha një asist në barazimin 2-2 të skuadrës së tij, në transfertë. Kamberi barazoi takimin në të 50`, përmes një goditjeje mahnitëse.

Talenti kuqezi dhe asist për Aribo edhe në golin e dytë.

Pas ndeshjes trajneri i Rangers thuri elozhe për futbollistin kuqezi, duke u shprehur se "jam shumë i mërzitur me pjesën mbrojtëse dhe mënyrën sesi kemi pësuar golat".

"Pjesa e parë për t’u harruar, por kemi bërë kaq shumë gjëra të mira në pjesën e dytë. Të gjithë duhet të flasim sot për Florian Kamberin. Ai ishte i jashtëzakonshëm, kur hyri në fushë. Përfundimi i golit i pabesueshëm, guxim i shkëlqyeshëm për të na dhënë edhe golin e dytë", tha Stiven Gerrard.

Florian Kamberi me këtë paraqitje ka fituar besimin e trajnerit dhe të tifozëve./NOA.al