Transmetuar më 23-02-2020, 18:55

Përhapja në masë e koronavirusit në Kinë, si dhe rastet e shumta të regjistruara në Itali, ku deri tani ka edhe tre viktima, kanë bërë që shumë shqiptarë ta marrin më seriozisht këtë situatë.

Në portet e Durrësit dhe Vlorës janë kthyer me qindra emigrantë në dy ditët e fundit.

Rreziku që i kanoset vendit tonë nga kjo sëmundje ngjitëse vdekjeprurrëse ka sjellë edhe reagimin e personaliteteve fetare në vendin tonë. Një ndër ta është edhe hoxha Elvis Naçi.

“Vëllezër dhe motra, Bota po përballet me një sprove të vështirë e cila është përhapja e CoronaVirus. Përpos këshillave mjekesore nuk duhet të lemë anash edhe lutjet! Zoti na ruajtë neve dhe popullin tonë nga çdo lloj sëmundje! Amin”, shkuruan Elvis Naçi, në rrjetet sociale./NOA.al