Transmetuar më 23-02-2020, 16:35

Pjesëmarrja e Alketa Vejsiut në Sanremo, e bëri atë të të famshme edhe në Itali.

Kohët e fundit ajo ka qenë e ftuar në disa emisione të televizioneve të njohura italiane ku ka treguar për jetën dhe profesionin e saj, duke zbuluar se është rritur nga dy prindër të divorcuar.

Alketa pas Raiuno, ka qenë e ftuar në emisionin e Silvia Toffanit, në Mediaset.

E veshur shumë elegante me një kostum të kuq, Alketa Vejsiu u shpreh sërsish e lumtur që i ka realizuar ëndrrat e saj.

“Unë gjithmonë e kam parë botën me sytë e lumturisë dhe optimizmit pavarësisht sa të varfër ishim në familje! Sepse kam qenë gjithmonë e kënaqur me atë që kam pasur, pa u humbur në atë që doja të kisha! Falënderim, shkruan Alketa në rrjetin e saj social “Instagram”, theksoi Alketa.

Moderatorja foli edhe për ndarjen e prindërve të saj, kur ishte vetëm 6 vjeçe.

“Kur isha 6 vjeçe prindërit e mi u ndanë. Babai shkoi në Greqi dhe na ka ndihmuar gjithmonë. Ishin shumë krenarë kur mora pjesë në Sanremo dhe kam bërë çdo gjë që ata të ishin të lumtur”, u shpreh Alketa, ndërsa ajo vetë është nënë e dë fëmijëve.

Alketa ka marrë shumë komplimente kohët e fundit, pasi drejtoi festivalin në RTSH dhe atë në Sanremo, në të njëjtin vit, çka është gati një ëndërr e parealizueshme për çdo moderatore tjetër.

/NOA.al