Transmetuar më 23-02-2020, 15:56

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar orët e fudnit se edhe në Shqipëri ka raste të konfirmuara me koronavirus.

"Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim," konfirmoi kryeminsitri Rama.

"Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim."

"Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë", shkruan Rama, në mesazhin e tij, lidhur me përhapjen e gripit vdekjeprurës, që ka alarmuar vendin fqinj, Italinë, gjatë dy ditëve të fundit.

Autoritetet shqiptare besojnë se kanë marrë masat e duhura, në rast se edhe në vendin tonë do të konstatohet ndonjë rast me koronavirus.

/NOA.al