Transmetuar më 23-02-2020, 13:09

Quentin Tarantino, regjisori dhe aktori i njohur është bërë baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare.

Ai dhe partnerja e tij Daniella Pick kanë mirëpritur një djalë, emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar.

Lajmin e bukur e dha një i afërm i ciftit për "People", por aktori nuk ka bërë asnjë reagim në rrjete sociale.

Thuhet se djali i tyre ka lindur në Izrael, Tel Aviv.

Tarantino dhe Pick u njohën në vitin 2009, por martesën e realizuan në nëntor të vitit 2018 në Los Angelos ku realizuan një ceremoni private./a.m/noa.al