Transmetuar më 23-02-2020, 11:31

Zyrtarët e shëndetit në Kinë kanë zbuluar një raport duke treguar se cilët janë personat më të prekur nga COVID-19.

Bazuar tek numri i viktimave, të moshuarit janë personat më të rrezikuar nga koronavirus.

Raportimet e fëmijëve të prekur kanë qenë tepër të rralla. Njerëzit nga mosha 10-39 vjeç janë 0.2% të rrezikuar nga virusi vdekjeprurës.

Përqindja rritet deri në 3.6 për grupmoshën 60-69 vjeç. Ndërsa personat e moshës 70-79 vjeç janë 8% më të prekur nga koronavirusi.

Të moshuarit 80 vjeç e sipër janë ndër më të rrezikuarit pasi virusi i prek më lehtë prej sëmundjeve shëndetësore.

Gjithashtu njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti apo hipertensioni mund të infektohen shumë shpejt.

Një tjetër konkluzion është që meshkujt janë 2.8% më të rrezikuar nga koronavirusi, në krahasim me femrat me 1.7%./a.m/noa.al