Transmetuar më 23-02-2020, 10:57

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi shkatërruan stolat e stadiumit dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndeshje të futbollit.

Gjashtë persona të tjerë po procedohen penalisht dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet G. M., 39 vjeç, K. B, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe L. G, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës.

Ata janë arrestuar në flagrancë dhe do të gjykohen për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe  “Shkatërrimi i pronës".

Ngjarja ndodhi në datat 21 e 22 shkurt në stadiumin "Air Albania" ku po zhvilloheshin ndeshjet Partizani-Bylis dhe Tirana-Kukësi.

Nëntë tifozët e skuadrës së Tiranës të shpallur në kërkim janë identifikuar me inicialet E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.Sh.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./a.m/noa.al