Transmetuar më 23-02-2020, 08:02

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj u përfolën për një histori dashurie, e cila ka përfunduar.

Aktori ka folur publikisht për këtë çështje duke thënë se nuk ka ndarje të bukura, ndërsa Jonida ka zgjedhur që të heshtë.

Këtë e vërtetoi më së miri mbrëmjen e kaluar në emisionin "Klanifornia" kur u bë pjesë e rubrikës "Martohu, plagos, vrit".

Në ekran 3 personazhe, Ardi Asllani, Thoma Gëllçi, Romeo Veshaj dhe ajo duhet të zgjidhte mes tyre.

Menjëherë pas fotove publiku reagoi dhe Jonida u kthye tek ta duke buzëqeshur.

Kështu nënkuptoi se nuk do të japë asnjëherë përgjigje për këtë çështje.

Por nuk e la jashtë vëmendjes komentin për Thoma Gëllçi, drejtor i përgjithshëm i TVSH.

"E nisim me Thoma Gëllçin. Në jetë nuk vras dot edhe një mizë se më vjen keq, por për ta plagosur do ta plagosja. Për një fakt që duhet ta them, nuk kam patur shumë mbështetje për Eurovisionin. Ndoshta gjithçka e kam bërë vetë. Unë kam përjetuar momentet më të bukura të miat në karrierë", tha Jonida.

Ndërsa për dy të tjerët zgjodhi që të mos komentonte./a.m/noa.al