Transmetuar më 22-02-2020, 23:05

Moderatorja e njohur Elita Rudi, ka treguar shumë mbi jetën e saj e të rejat e fundit.

Ajo zbuloi se do të rikthehet së shpejti në ekran dhe foli gjithashtu edhe për marrëdhënien me Gjikon, që nga xhelozia tek marrëdhëniet intime.

Elita u shpreh se ajo dhe Gjiko me raste janë xhelozë. Aktualisht ata nuk kanë bërë plane për një fëmijë të dytë.

“Njëherë përnjëherë jo, po shijoj Zërin, e sigurt që tani jo”, tha Elita për ‘Prive’.

E pyetur nëse ka ndikuar të qenurit prind në pjesën intime të çiftit, Elita u përgjigj: “Vetëm e ka rregulluar”.