Transmetuar më 22-02-2020, 22:54

Nëse vite më parë tendenca e meshkujve ishte drejt femrave shumë të reja ose të paktën më të vogla, tashmë preferenca ka ndryshuar, drejt më të mëdhave dhe kjo për një sërë arsyesh të cilat i bëjnë femrat e pjekura që të pëlqehen nga seksi i kundërt.

Kursimtare- Një femër e pjekur është e pavarur, punon, ka një rrogë dhe di si ti menaxhojë paratë. Po ashtu ajo kursen më shumë për çdo situatë emergjente.

Janë të përgjegjshme– Femrat e pjekura janë të përgjegjshme, respektojnë gjithmonë detyrimet dhe nuk krijojnë probleme. Ato nuk iu ikin përgjegjësive.

Plane afatgjata- Janë femra që i kanë kaluar aventuarat dhe bëjnë gjithmonë e më shumë plane afatgjata.

Ndjenjat- Edhe pse është e vështirë për një femër që të shpreh ndjenjat, me kalimin e kohës ka mësuar se nuk shërben për asgjë, mbajtja e çdo gjëje brenda, si dhe për të mos trysnuar emocionet.

Çift i qëndrueshëm– Një femër kur zgjedh partnerin, është e pjekur. Ajo kërkon një njeri inteligjent dhe të përgjegjshëm, në mënyrë që të ketë një raport të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Indiferente- Nuk shqetësohen asnjëherë lidhur me atë që të tjerët mendojnë rreth tyre, janë ashtu siç janë dhe pikë. Kanë siguri të madhe në vete dhe janë menefregiste sa i takon mendimeve të të tjerëve.

Planifikojnë aktivitetet vetëm– Nuk kanë nevojë për dikë për të bërë gjërat që duan. Lumturia e tyre nuk varet nga askush, shkruan noa.al. Janë autonome në çdo gjë që duan të bëjnë.

I zgjidhin problemet të pavarura– Ndërsa meshkujt shpesh kërkojnë këshilla, femrat e pjekura jo. Ato nuk përulen tek dikush, pasi dinë ti zgjidhin gjërat vetë.

Identifikojnë virtytet dhe defektet– E di që nuk është perfekte dhe i njeh defektet e saj pa asnjë problem. Është në gjendje që të punojë me defektet, di si ti modifikojë dhe zhdukë.

Liria- E kuptojnë më së miri se kanë liri në të bërit e gjërave që pëlqejnë dhe i bëjnë pa e vrarë mendjen. /a.y/noa.al