Transmetuar më 22-02-2020, 21:41

Territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta deri në orët e pasdites.

Në mbrëmje bëhen më të dukshme vranësirat përgjatë kufirit Lindor, duke e lënë Ultësirën Perëndimore me kthjellime.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur vlerat nga -2 gradë Celsius deri në 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./b.l/noa.al/