Transmetuar më 22-02-2020, 18:59

Kryeministri Edi Rama reagon pas dëmtimeve të shkaktuara në stadiumin kombëtar gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi.

Ai i quan përgjegjësit e akteve vandale si “katërkëmbësh”, duke parandaluar ndëshime të ashpra, ku përmend përjashtimin përgjithmonë nga stadiumet tona.

“Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë nenet e reja të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë kundër dhunës në sport”, shkruan Rama.

Federata Shqiptare e Futbollit deklaroi se nëpërmjet një kërkese zyrtare, i ka kërkuar policisë së Tiranës ndalimin dhe arrestimit e këtyre personave dhe tashmë ka nisur procedura nga ana e forcave të rendit. Federata e Futbollit bazuar në ligj, paralajmëroi se do të publikojë në stadium fotot dhe videot e personave që ushtrojnë dhunë në mjediset sportive. /a.y/noa.al

Vandalizëm në stadium, FSHF: Personat përgjegjës, të përballen me ligjin! Do u publikojmë fotot