Transmetuar më 22-02-2020, 18:17

Gjashtë muaj burg dhe heqje patente për 15 muaj. Është ky çmimi që duhet të paguajë një shofer kamioni, i cili më 21 janar krijoi panik në autostradën britanike M6.

Siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë, ai eci kundravajtje, duke krijuar momente shqetësuese.

Pasi kuptoi gabimin, shoferi bëri një kthesë të rrezikshme në formë U-je, për tu kthyer në drejtimin e duhur.

Por kjo manovër u krye në një orë kyçe për trafikun, ku vargu i mjeteve ishte mjaft i madh.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje askush nuk u lëndua, ndërkohë që policia e Staffordshire, e publikoi videon në rrjetet sociale, duke bërë që pamjet të bëhen virale. /a.y/noa.al