Transmetuar më 22-02-2020, 16:09

Një vajzë vetëm 6 vjeçe, u rrëmbye nga fqinji i saj. Faye Marie Swetlik, u zhduk të hënën e 10 shkurtit, pasi u kthye nga shkolla në Karolinën e Jugut dhe katër ditë më vonë u gjet e vdekur.

Hetimet ranë në gjurmët e fqinjit të saj, i cili rezultoi se e kishte mbytur dhe më tej i kishte dhënë fund jetës.

Gjatë këtyre ditëve kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me vdekjen që tronditi vendin.

30-vjeçari Coty Scott Taylor, fqinji i së miturës, e rrëmbeu dhe më pas e mbyti. Menjëherë pas krimit, ai i dha jetës duke u prerë me thikë në fyt. Vogëlushja, siç raportojnë mediat vendase u gjet në një zonë pyjore dhe pak metra larg saj, edhe fqinji i vetëvrarë.

Ekspertiza e kryer në trupin e pajetë konfirmon faktin se e mitura është vrarë nga 30-vjeçari, mirëpo nuk dihen ende shkaqet e një veprimi të tillë.

Alarmi për zhdukjen e së miturës u dha nga prindërit e saj, pasi vajza nuk po gjendej. Policia mori në pyetje të gjithë fqinjët, përfshi edhe familjen Taylor, i cili i lejoi agjentët që të kontrollonin shtëpinë, pas zhdukjes së vajzës, shkruan noa.al.

Mirëpo dy ditë pas krimit, ai i dha fund jetës, pranë vendit ku u gjet e mitura, ndërkohë që në koshin e plehrave të 30-vjeçarit, u gjetën edhe çizmet e vogëlushes. /a.y/noa.al