Transmetuar më 22-02-2020, 14:30

Ndihet aq e dashuruar sa që thuajse përditë publikon fotografi dhe dedikime me të dashurin e saj.

Këngëtarja Genta Ismajli, prej muajsh tashmë, e ka bërë publike lidhjen e saj me biznesmenin turk Hysen Usta.

Këngëtarja e cila po jeton mes Kosovës dhe Turqisë ka deklaruar se Usta i ka propozuar tashmë për martesë.

Por ndjenjat për partnerin Genta duket se i ka mjaft të forta, kështu që teksa këtë fundjavë ndodhet larg tij, deklaron publikisht dashurinë dhe mallin.

Ajo ka publikuar një fotografi të tyre ku shkruan, “Më mungon aroma jote kaq shumë… Të dua”. /a.y/noa.al