Transmetuar më 22-02-2020, 13:55

“Falenderim për këtë mesazh të mençur dhe mirëshpjegues! Së bashku për Kushtetutën! Së bashku për Shqipërinë!”.

Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta, i cili ndan një shkrim në rrjetet sociale.

Kreu i shtetit thotë se “Me të gjithë shqiptarët në 2 mars në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’! Për Kushtetutën, për Shqipërinë”,

Shkrim i Don Pjetrit

Kur thirrjen e bën Hoxha, nuk po shkon për Hoxhën , por për Allahun!

Kur thirrjen e bën Prifti, nuk po shkon për Priftin por për Zotin.

Kur thirrjen e bën Presidenti, nuk po shkon për Presidentin por për Shqipërinë.

(Po të ishte dhe vetëm për Presidentin, do dilja patjetër.

Është detyrë morale, pasi gjatë protestës studentore, është i vetmi instuticion që e mbështeti hapur dhe i vendosur protestën studentore, dhe bëri rikthimin e dekretit për buxhetin e shtetit, duke i dhënë një shpresë studentëve dhe një mundësi qeverisë për reflektim)! 2 Mars për Shqipërinë! /a.y/noa.al