Parashikimi i motit për fundjavën 22-23.02.2020
Transmetuar më 21-02-2020, 23:51

Nga orët e mesnatës deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë, reshjet e borës me intensitet të ulët do të jenë prezente përgjatë relieveve malore në Verilindje dhe Juglindje.

Kurse gjatë ditës së shtunë do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtesi mesatare deri në 10m/sek.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 -1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të mbteten konstante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -3/7°C

Zonat e ulëta  -1/14°C

Zonat bregdetare 5/15°C

Ditën e diel pritet të kemi mot të kthjellët, e vranesira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare deri ne 7m/sek.

Loading...