Transmetuar më 21-02-2020, 21:04

Presidenti i Republikës Ilir Meta duket i vendosur për protestën e 2 marsit, siç paralajmëroi ai, për të mbrojtur institucionet e vendit, duke i bërë thirrje popullit të jenë në shesh.

Meta  i ka kthyer përgjigje një komentuesi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, duke përsëritur thirrjen për t’u mbledhur më 2 mars në Tiranë.

Komentuesi i kërkoi Presidentit të mos tërhiqet, pasi i premtoi se edhe jetën e jep për të.

Kreu i Shtetit, nisur nga kjo kërkesë, i përgjigjet se e di që bën shaka por se e pret më 2 mars me qetësi dhe dashur për besëlidhje.

“President mos na zhgënje, mos u tërhiq se edhe jetën e jap për Ju!”,i është drejtuar një komentues Presidentit në Facebook.

“I dashur Anton! E di që bën shaka, por mos harro të lajmërosh dhe miqtë! Në 2 Mars të gjithë Kuqezi! Të pres me qetësi dhe dashuri për Besëlidhje!”, ka qenë përgjigja që i ka dhënë kreu i shtetit komentuesit në fjalë, duke treguar kështu vendosmërinë e  tij, për protestën e fillimit të muajit tjetër./NOA.al