Transmetuar më 21-02-2020, 18:40

Një vajzë 13 vjeçe shtatzënë, për muaj me radhë pretendoi se babai i foshnjës ishte një djalë 10 vjeç, por në të vërtetë u zbulua se ishte viktimë e abuzimeve seksuale.

Darya, historia e së cilës po bën xhiron e botës, vjen nga Zheleznogorsk, rajoni rus i Krasnoyarsk Krai. Për muaj me radhë ajo kishte pretenduar se babai i fëmijës që mbante në bark, ishte një djalë 10 vjeç me emrin Ivan, madje kishte marrë pjesë në një program televiziv bashkë me të, duke deklaruar publikisht dashurinë e tyre.

Vajza 13 vjeçe, në të vërtetë është shtatzënë me një djalë 15 vjeç, i cili ka abuzuar seksualisht me të. Vajza e mitur donte që të mbronte përdhunuesin e saj, kështu që e bindi fëmijën e vogël, që të mbështeste versionin e saj.

Mirëpo historia u duk qysh në fillim e çuditshme, sidomos pasi disa ekspertë duke analizuar rastin, deklaruan me siguri se djali i deklaruar si babai i foshnjës, nuk ishte në gjendje biologjikisht që të ngjizte një shtatzëni, pasi nuk kishte pjekurinë e duhur.

Ndonëse për shumë kohë insistoi në versionin e dhënë, gjatë marrjeve të përsëritura në pyetje, e mitura ajo u dorëzua, duke treguar se ishte viktimë e një përdhunimi. Ajo tha se ishte sulmuar nga një djalë 15 vjeç, i cili e kishte detyruar që të zhvishej dhe më tej kishte përdhunuar me të.

Përdhunimi ndodhi në qoshen e një pallati brenda pak çastesh, ndërsa më tej e mitura u kthye në shtëpi, ku më tej pas disa javësh zbuloi se priste një fëmijë. Që nga ai moment ajo u bë një personazh mjaft i njohur, duke pasur shumë ndjekës në Instagram.

Kohëve të fundit ajo ka pasur probleme me shtatzëninë teksa ndodhet në mesin e saj, dhe sipas mjekëve rrezikon abort, ndaj i duhet pushim absolut, shkruan noa.al.

I dyshuari i moshës 15-vjeçare ndodhet në arrest shtëpie, pas denoncimit të bërë nga prindërit e vajzës. /a.y/noa.al