Transmetuar më 21-02-2020, 18:20

Presidenti Ilir Meta falenderon ish-ministrin socialist, juristin Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.

Kreu i shtetit thotë se përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguron se ka shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.

“Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet. Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti! Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!”, thotë Meta.

Ai e mbyll qëndrimin e tij duke deklaruar se “Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!” dhe me ftesën “Mirësevini të gjithë në 2 mars!”

Presidenti Meta i ka ftuar qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit “do i kthehen popullit shqiptar. /a.y/noa.al

Meta “kërcënon” Ramën: Në 2 mars me popullin në bulevard! Të porosisin poturre të gjera

Meta paralajmëroi kallëzim në SPAK, Gjonaj: Marrëzi e radhës! Dorëheqja? Ka në dorë vetëm të tijën

Meta paralajmëron ministren Gjonaj: Të hënën kallëzim në SPAK, pres dorëheqjen