Transmetuar më 21-02-2020, 17:14

“Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta”.

Është ky zotimi që bën kryedemokrati Lulzim Basha, teksa publikon një fotografi me një grup të rinjsh.

Ai bën me dije se sot në mëngjes u takua me disa nga të rinjtë që një javë më parë ju përgjigjën pyetjes së tij në Instagram se “Ç’vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit”.

“Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë”, thotë Basha. /a.y/noa.al

“Shëndetësia falas, gënjeshtër”, Basha: Mjekët do e kenë rrogën 1200 euro, infermierët 700