Transmetuar më 21-02-2020, 17:06

“Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar”.

Kështu thotë Presidenti Ilir Meta, duke zbardhur takimin që pati me europarlamentaren.

Por edhe në këtë rast, ai nuk rresht sulmet ndaj qeverisë, lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuse.

Kreu i shtetit thotë se lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cenon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

“Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”, shprehet Presidenti. /a.y/noa.al

Meta paralajmëroi kallëzim në SPAK, Gjonaj: Marrëzi e radhës! Dorëheqja? Ka në dorë vetëm të tijën

Meta paralajmëron ministren Gjonaj: Të hënën kallëzim në SPAK, pres dorëheqjen