Transmetuar më 21-02-2020, 16:26

Partia Demokratike reagon pasi Presidenti Ilir Meta paralajmëroi kallëzim penal në SPAK, ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, pasi e akuzoi për shpërdorim detyre lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare me urdhër të saj të vendimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK se sa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet.

“Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, thotë Bardhi. /a.y/noa.al

Meta paralajmëroi kallëzim në SPAK, Gjonaj: Marrëzi e radhës! Dorëheqja? Ka në dorë vetëm të tijën

Meta paralajmëron ministren Gjonaj: Të hënën kallëzim në SPAK, pres dorëheqjen