Transmetuar më 21-02-2020, 15:28

Videoja e një fëmije që ka rënë pre e bullizmit po bën xhiron e rrjetit në të gjithë botën. Momenti kur ai i kërkon nënës një litar për të vrarë veten se e tallin në shkollë se është i shkurtër ka prekur zemrat e shumë njerëzve.

Nëna e ka publikuar në rrjete sociale për ti kërkuar prindërve që të edukojnë fëmijët e tyre.

Kjo video u bë shkak për të mësuar se këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka qenë pre e bullizmit.

Me anë të reagimeve në rrjete sociale, Vesa ka folur pa doreza duke treguar historinë e saj.

Megjithatë, bullizmi nga shokët e klasës e bënë që të rritej plot ambicie.

“Rasti i këtij fëmije më ka tronditur shumë  si nënë dhe si viktimë e bullizmit në shkollë. Jam e sigurt që shokët e klasës sime në fillore, që më ndjekin e kujtojnë sa herë që më shohin. Por besoj se e kanë kuptuar që më kanë bërë më ambiciozë dhe më të fortë për jetën. Mbase po shfrytëzoj rastin që të them dy fjalë si rrallë e përmall që hap tema personale. Ju lutem rrini afër fëmijëve dhe flisni shumë me ta, çdo herë, pas çdo dite të shkollës apo kopshtit. Kjo është mënyra më ë mirë për të kuptuar se çfarë ndodh me fëmijën dhe shokët e shoqet përreth”, shkroi Vesa në Instagram./a.m/noa.al