Transmetuar më 21-02-2020, 15:27

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, reagon pasi Presidenti Ilir Meta, kërkoi dorëheqjen e saj, duke thënë se do e kallëzojë ditën e hënë, pasi e akuzoi për shpërdorim detyre lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare me urdhër të saj të vendimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, sa i takon emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre”, shprehet Gjonaj.

Ministrja thotë se është e gatshme që t’i përgjigjtm ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përket frontit të reformës në drejtësi, “denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike”.

Ajo e mbyll fjalën e saj, duke thënë se “Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”. /a.y/noa.al

Meta paralajmëron ministren Gjonaj: Të hënën kallëzim në SPAK, pres dorëheqjen

"S’ka Republikë pa President", Meta paralajmëron Ramën: Pa kushtetutë legjitimitetin e merr populli