Transmetuar më 21-02-2020, 15:05

Pas publikimit të fakteve të një dite më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta hedh akuza mbi ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që sipas kreut të shtetit është e përfshirë drejtpërdrejtë në kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha se do të dorëzojë kallëzimin në SPAK për Gjonajn, duke i kërkuar asaj të dorëhiqet për tu përballur me drejtësinë si ish-ministre, për të cilën u shpreh se asnjë diplomat nuk e ka ditur se në Ministrinë e Drejtësisë  një grup i strukturuar kriminal ka shkelur ligjin.

"Asnjë diplomat dhe madje as shumica e deputetëve që kanë bërë marrëzira të panumërta në kuvend nuk e kanë ditur se në MD një grup i struktuar kriminal, institucion  që duhet të jetë garant për respektimin e Kushtetutës, ka kryer këto veprime në shkelje të ligjit. Madje është e sigurt që i dinte vetëm ky grup kriminal, dhe kuptohet që një kopje të tyre prej disa kohësh e kishte dhe Presidenti.

Dhe pas denoncimit që bëra publik ata u detyruan që  ti dërgonin sepse unë gjithsesi i kisha ato. Në Shqipëri ka shumë qytetarë të ndershëm që shtiren si rilindas për të siguruar bukën e gojës për fëmijët. I siguroj të gjithë shqiptarët se ata ndihen më të poshtëruar se ata që janë pa punë, ndërsa këta të tjerët janë dëshmitarë përditë për shkeljet e ligjit nga eprorët e tyre", tha Meta.

Më tej Presidenti shprehet se në këtë betejë është me Presidentin e Republikës  për të mbrojtur Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij është vrarë, prerë, gjakosur dhe përdhosur kaq shumë. "Në 2 Mars do jem bashkë me Presidentin e Republikës dhe jo me Ilir Metën për të treguar këtij grupi kriminal dhe kësaj celule mafioze në Ministrinë e Drejtësisë që ka bërë lajme të papara duke çuar nëpër burgje mjaft zyrtarë edhe me të drejtë, ndërkohë që në mënyrën më flagrante shkelin ligjin më të thjeshtë".

Meta gjithashtu i kujtoi Ramës se ka Republikë pa kryeministër por jo pa President. "Jam i bindur që dekretet e mia i respekton populli shqiptar. Ka republikë pa kryeministër, por nuk ka në botë republikë pa president. Mbi presidentin është vetëm Gjykata Kushtetuese dhe Kushtetuta, dhe mbi Kushtetutën është populli. Të mos e ngacmojnë Gjykatën Kushtetuese dhe Kushtetutën, se i kam lajmëruar prej 3 vitesh, pasi pastaj legjitimitetin e merr populli për ndarjen dhe balancimin e tyre. Nuk do ketë Shqipëri pa shqiptarë", përfundoi Meta./b.l/noa.al/

Meta paralajmëron ministren Gjonaj: Të hënën kallëzim në SPAK, pres dorëheqjen

Meta thirrje shqiptarëve: Zgjohuni, t’i tregojmë kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi

Meta bëhet "hetues vullnetar i SPAK": Shqipëria do të bëhet kuqezi. Sorrat nuk bëhen dot shqiponja

Meta: Rilindja organizatë mafioze në krye të shtetit, rrëmbeu anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Ish-ambasadori thirrje për mbrojtjen e Kushtetutës, Meta: Mirënjohje për integritetin e palëkundur