Transmetuar më 21-02-2020, 13:17

"Kryeministri Rama është kanceri i vërtetë i mjekësisë shqiptare dhe i shqiptarëve". Kjo është deklarata që ish-kryeministri Berisha ka bërë ditën e sotme në fjalën e tij në konferencën për "Sfidat dhe zgjidhjet në shëndetësi".

Berisha është shprehur se në Shqipëri infermierët dhe mjekët paguhen sa gjysma e atyre në Kosovë. Po ashtu, Berisha tha se investimet në Shqipëri në fushën e shëndetësisë janë zero. Berisha e mbylli fjalën e tij duke thënë se Rama është kanceri i mjekësisë shqiptare.

"Ku janë investimet, pothuajse zero investime në shëndetësi. Kanë dy muaj që reklamojnë një spital pothuajse të përfunduar në vitin 2012. Po e paraqet si investimin më të madh në shëndetësi. Edhe atij i reduktuan sallat e operacionit dhe i hoqën 40 shtretër. Çdo ditë po largohen mjekë se ky mashtrues po u thotë se po i paguan si në Gjermani.

Ku janë rrogat e mjekëve, ku janë rrogat si në Gjermani për inferimerët? Mjeku në Shqipëri merr sa gjysma e mjekut në Kosovë. Në Kosovë merr 850 euro, në Shqipëri as gjysmën e saj. Kjo është një politikë shkatërrimi. Dje Rama tregoi një banditizëm ndaj një studenti të mjekësisë në sallën e diplomimit. Me atë akt ke rrahur të gjithë studentët e mjekësisë. Ai tha një të vërtetë. Kanceri i vërtetë i mjekësisë shqiptare dhe i shqiptarëve është Edi Rama", u shpreh Berisha.

Më tej ai ka shtuar se Rama nuk e kupton se vendi është më keq se në kohën e Enverit në lidhje me mjekët për frymë, sepse ia kanë mbyllur sytë koncesionet. "Ky cinik ky injorant, nuk kupton se Shqipëria në mjekë për frymë është me keq se në kohën e Enverit. Nuk kupton se numri i mjekësve për frymë në botë është një nga elementët më themelorë të një sistemi shëndetësor. Nuk kupton se ia kanë mbyllur sytë koncesionet.

Në vendet e BE-së ka një mjek për 300 banorë, ndërsa Shqipëria po shkon në një mjek në 1000-1200 banorë. Ky problem i tmerrshëm po privon nga shëndeti shëndetësor mijëra shqiptarë. Por mos u çudisni. Rama deklaroi pak muaj më parë dhe bëri Evropën që të qeshë duke thënë se Shqipëria nuk ka banda, por normal që kur je vete kreu i bandës", tha Berisha.