Transmetuar më 21-02-2020, 11:59

Fotografia e fundit e Rudina Dembacaj në Instagram ka ngritur dyshimet se kush ia ka dhuruar unazën.

Fansat nuk e kanë lënë jashtë vëmendjes aksesorin, për të cilin i kanë komentuar: "Po unaza nga kush është".

Moderatorja nuk e ka anashkaluar pyetjen duke i thënë se është dhuratë e dy viteve më parë. Unazën ia kanë dhuruar për Krishtlindje, por nuk dihet nëse ia bëri ish-partneri Aleksandër Varfaj apo jo.

Për momentin, Rudina po shijon historinë e dashurisë me Mark Frrokun, por ruan marrëdhënie të mira me babain e vajzës, Aleksandrin.

Unaza mund të jetë dhuratë nga ai ose një person i afërt me të, prandaj mbetet një mister se kush ia ka dhuruar aksesorin./a.m/noa.al