Transmetuar më 21-02-2020, 11:16

Stuhia më e fuqishme e viteve të fundit ka goditur shtëpinë e George dhe Amal Clooney.

Vila e tyre 12 milionë paundëshe në Berkshire është rrethuar nga ujërat e rrëmbyeshëm që kanë prekur pjesën më të madhe të Britanisë.

Në disa fotografi duket se uji ka përmbytur fushën e tenisit dhe verandën.

Pritet që më shumë shira të godasin vendin, prandaj George dhe Amal mund të kenë marrë masat për çdo dëm.

Vila e tyre është përballur edhe në vitin 2016 më një përmbytje të ngjashme, por këtë herë situate është më e vështirë, pasi reshjet e shiut do të shtohen edhe më shumë ditën e sotme./a.m/noa.al