Transmetuar më 21-02-2020, 10:55

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka nisur ditën e sotme ndryshe, teksa ka postuar një foto ku shihet bashkë me ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, dhe vajzën e saj Greis, të cilën e mban në prehër.

Teksa uron të gjithë fëmijët shqiptarë, Kryemadhi thekson se ata janë motiv për mos t’u ndalur.

“Sot e nisa ditën me Klajdën dhe vajzën e saj Greis. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre.

Janë motivi për të mos u ndalur! Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptar. 🙏❤”, shkruan Kryemadhi./b.l/noa.al/