Transmetuar më 21-02-2020, 09:44

Një çift lezbikesh nga Arabia Saudite ku homoseksualiteti dënohet me vdekje kanë deklaruar dashurinë e tyre në një emision televiziv në Britani.

Gratë që janë shpërngulur në Londër folën për lidhjen e tyre të dashurisë në Ditën e Shën Valentinit.

Gjatë intervistës, ata folën për mënyrën sesi u takuan dhe çfarë do të ishte të jesh ndryshe në një vend ku marrëdhëniet e të njëjtit seks mund të dënohen me vdekje.

Sipas agjensisë së sigurisë të Arabisë Saudite, marrëdhëniet homoseksuale dënohen nën nën interpretimin e mbretërisë së ligjit të Sheriatit.

Vajzat u prezantuan me pseudonimet ‘Fad’ dhe ‘Nanz’ dhe treguan pamje të takimeve të tyre të hershme në hapësirat publike saudite.

Nanz tha që ajo zbuloi seksualitetin e saj gjatë adoleshencës dhe u njoh me Fad në rrjetin social Snapchat.

Vajzat u dashuruan dhe mbajtën një marrëdhënie të fshehtë para se të afërmit e Nanz u bënë dyshues se ajo po gënjente./a.m/noa.al