Transmetuar më 21-02-2020, 07:45

Sot është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, ndërsa në të kaluarën Young Zerka thotë se ka punuar si kamarier në Londër për të mbajtur veten. I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Zerka tha se ai vazhdonte studimet në Akademinë e Arteve në Londër, ndërkohë që luante futboll si dhe punonte si kamarier.

"Kur je këtu, do të të mbajë familja, kur je jashtë normal që do bësh dhe një punë tjetër.  Punoja diku në qendër të Londrës, dhe ishin zyrat, që bëjnë meetings (takime). Unë thjesht, përkujdesesha tek pjesa e çajit, e kafes. E bëja part time. Se plus isha dhe në shkolla. Dhe e bëja diku 4-5 orë", shprehet Young Zerka.

Ndërsa i pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse e ka gjetur dashurinë e jetës, Zerka u përgjigj: “Besoj se po”. Zerka foli për Ronelën, madje duke e quajtur ‘dashuria e jetës së tij’.

Përmendim se Young Zerka dhe Ronela Hajati, janë një nga çiftet më të përfolura të momentit, dhe më tepër edhe prej faktit që të gjithë e dimë që janë prej vitesh bashkë, por asnjëherë nuk kanë dhënë detaje./b.l/noa.al/