Parashikimi i motit për sot, 21.02.2020
Transmetuar më 21-02-2020, 00:03

Gjatë ditës së enjte deri në mesditë mbizotëruan vranësirat si dhe reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në jug.

Në lartësitë mbi 800 m, nuk munguan reshjet e dëborës.

Kurse në orët e pasdites, reshjet u ndërprenë në të gjithë territorin, për t’ia lënë vendin motit të kthjellët.

Sonte dhe gjatë ditës së premte, vendi do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm, informon Shërbimi Metereologjik i Forcave Ajrore shqiptare.

Përgjithësisht, do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut, mesatare dhe në bregdet e zonat luginore hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë.

Temperaturat, të cilat do të vijnë në rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, do të sjellin ngrica përgjatë akseve rrugore deri në zonat e ulëta. Temperaturat parashikohen në: zonat malore -6ºC deri në 9ºC zonat e ulëta -2ºC deri në 16ºC zonat bregdetare 1ºC deri në 16ºC

Loading...