Transmetuar më 20-02-2020, 23:52

Edhe bota e qytetëruar nuk është ambientuar ende siç duhet me vlerat humane. Ndonëse bëhet fjalë në rastin konkret për fëmijë, një video ka ngjallur reagime të shumta në Australi dhe më gjerë.

Një nënë e mërzitur nga bullzmi ndaj fëmijës të saj ka ndarë një video shqetësuese në rrjetet sociale.

Në video shfaqet djali i saj 9 vjeçar i cili i kërkon një litar për të vrarë veten.  Ai ishte tallur në shkollë për shkak të fizikut.

Djali ka mbetur më i shkurtër se të tjerët, sepse vuan nga nanizmi, sëmundja e hipofizës.

Yarraka Bayles nga Brisbane, Australi, filmoi djalin e saj Quaden duke qarë në makinë pasi ajo e morri nga shkolla të mërkurën dhe e ndau publikisht videon në Facebook.

I mituri, i cili ka llojin më të zakonshëm të xhuxhit, të quajtur achondroplasia, i tha nënës së tij:

“Më jep një litar, unë dua ta vras veten”.

“Dua ta godas veten me zemër … Dua që dikush të më vrasë”, bërtiste në video fëmija dhe qante, ndërsa pamjet bënë xhiron e botës.

Që nga ndarja e videos, Znj Bayles është mbytur nga mesazhet mbështetëse nga miqtë dhe të huajt. /NOA.al