Transmetuar më 20-02-2020, 22:01

Pas ndarjes dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku, aktorja Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit.

Rudina shpesh poston foto nga jeta e saj e përditshme.

Përmes një postimi në “Instagram”, ditën e djeshme Rudina tregoi se së bashku me ish-deputetin Frroku, po nisen jashtë vendit për një udhëtim.

Ajo postoi një foto duke u puthur në rrugët e një qyteti evropian me partnerin e saj të ri.

Ata shfaqen të dashuruar, duke injoruar kështu fjalët se aktorja e nisi lidhjen e fundit për para.

Rudina nuk ka zbuluar destinacionin që çifti ka zgjedhur për të shijuar kohën me njëri-tjetrin.

Në ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt, moderatorja postoi një video teksa kërcente me Mark Frrokun nën ritmet e këngës popullore, “Ani mori nuse”.