Transmetuar më 20-02-2020, 21:49

Aktori Herion Mustafaraj, i njohur dikur në rolin e filmit “Beni ecën vetë”, ishte i ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, në Tv Klan.

Ai ka folur për të rejat më të fundit nga jeta e tij profesionale, por edhe ajo private.

Herioni  tha se është në një lidhje dashurie me një mikeshën e tij, që e ka pasur shoqe klase në shkollë të mesme.

Aktori zbuloi se  ata u takuan pas 30-vjetësh dhe gjetën përsëri njëri-tjetrin.

“Unë, që kur kam ardhur në Shqipëri, domethënë pak më vonë u lidha me një mikeshën time, që kemi qenë miq, shokë klase në shkollë të mesme, kemi bërë Liceun Artistik bashkë”, tha ai.

“U takuam pas 30-vjetësh dhe e gjetëm përsëri njëri-tjetrin, edhe atë dashuri të pa konsumuar atëherë në atë kohë. Ka pasur një simpati, por asnjë gjë e konkluduar në atë kohë, por jeta erdhi në format e veta”.

“Kemi gjetur njëri-tjetrin dhe është një ndjenjë shumë e veçantë dhe, si të thuash, edhe të kthen mbrapsht në atë personalitetin tënd, kur ke qenë i pamanipuluar nga shoqëria dhe mundohet njeriu të jetojë atë jetë dhe ato ndjenja”.

Aktori tregon më tej se ndihet i plotësuar dhe i sigurt me partneren e tij në krah./NOA.al