Transmetuar më 20-02-2020, 21:42

Aktorja Elia Zaharia, e martuar me Princ  Leka II, është nga ato vajza që njihet menjëherë për shkak të stilit të flokëve.

Të njëjtit stil ajo  i qëndron besnike prej vitesh.

Kjo edhe prej ngjashmërisë me të ëmën e saj, aktoren Yllka Mujo.

Por në imazhin e fundit, princeshën shqiptare vështirë të njihet.

Ajo ndoshta s’do të ishte njohur po të mos ishte bërë tag nga grimierja Ujvara Hajdari, e cila është edhe autore e këtij ndryshimi.