Transmetuar më 20-02-2020, 20:28

Këshilli i Ministrave mori vendimin për të hequr vizat edhe me një vend tjetër të lindjes, Bjellorusinë.

Ky vendim është reciprok që dot ë thotë se shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Bjellorusisë duhet të jenë të pajisur vetëm me pasaportë dhe e njëjta gjë vlen për bjellorusët, të cilët duan të vizitojnë Shqipërinë.

Bjellorusia konsiderohet një prej shteteve europiane me më pak turistë. Për të udhëtuar drejt ish shtetit sovjetik  më parë nevojiteshin procedura të stërzgjatura për të marrë vizën.

Por të paktën për shqiptarët, udhëtimi për në Bjellorusi, nuk është më problemm.

Minsk, kryeqytetin Bjellorus, është i pasur me atraksione turistike dhe kjo listë është vetëm maja e ajsbergut.

Muzeu i Luftës së Madhe Patriotike Bjelloruse u hap në vitin 1944 mbetet ndër më të vizituarit në këtë vend.

Minsku ka pafund sheshe me statuja, kopshte dhe monumente. Sheshi i Pavarësisë është një ndër më të mëdhenjtë në Europë. Në këtë shesh ndodhet Këshilli Suprem i Bjellorusisë, Kisha e Shën Simonit dhe Shën Helenës, dhe Bashkia e Minskut. Ka një stacion metroje, një statujë të Leninit, një qendër tregtare, një universitet dhe një pub irlandez.

Një nga godinat më mbresëlënëse në Minsk është ajo e Teatrit të Operas dhe Baletit. Mund të mahniteni me fasadën, mund të mahniteni me shfaqjet që organizohen sipas stilit rus. Teatri njihet edhe si teatri Bolshoi, porsi ai në Moskë.

Edhe “Gorky Park” nuk ndodhet vetëm në Moskë. Parku u ndërtua në vitet 1800, kur ishte vetëm një kopsht i thjeshtë. Mori emrin e Maxim Gorky, shkrimtarit të njohur sovjetik. /NOA.al