Transmetuar më 20-02-2020, 14:58

Vogëlushja Giulia, ka vetëm katër ditë që ka ardhur në jetë dhe lindja e saj mund të cilësohet mrekulli.

Vogëlushja erdhi në jetë me një peshë prej 3 kilogramë e 300 gramë, ndërkohë që u operua qysh kur ishte në mitrën e nënës.

Foshnja kishte një tumor në qafë, një masë prej 8 centimetrash, i cili e shtypte duke i krijuar vështirësi në frymëmarrje dhe rrezikonte që të vdiste gjatë lindjes.

Ndërhyrja kirgjikale për ti shpëtuar jetën foshnjës, u krye fundjavën e kaluar në spitalin “Donna e del Bambino” në Verona, të Italisë, ku gruaja ishte e shtruar.

Lindja ishte programuar për të hënën, por befas nisën dhimbjet e lindjes, kështu që mjekët u detyruan që ta operojnë foshnjën brenda mitrës me teknikën Exit, ku vetëm koka dhe krahu kishin dalë jashtë, ndërsa pjesa tjetër ishte brenda, shkruan noa.al.

Vogëlushja fatmirësisht është mirë dhe në dtët në vijim pritet ti nënshtrohet një tjetër ndërhyrje për të hequr tumorin. /a.y/noa.al