Transmetuar më 20-02-2020, 14:06

Mbërrin me dhimbje lindje në spital, por detyrohet që të lind në shtëpi pasi nuk kishte krevate bosh në sallën e lindjes.

Gruaja e humbi fëmijën Archie Batte pak më vonë, për shkak të asistencës së vonuar mjekësore.

Kur u dërgua në Queen Elizabeth The Queen Mother Hospital të Margate, në Kent, gruaja shtatzënë dëgjoi ti thonin se nuk kishte vende dhe krevat dhe se duhet të kthehej në shtëpi për të lindur atje.

Kështu ajo u kthye mbrapsht për të lindur në shtëpi e asistuar nga dy gjinekologe, por duket se gjatë lindjes u bë diçka gabim dhe foshnja lindi me dëme të mëdha cerebrale, duke bërë që të gjjë vdekjen pas disa ditësh në spital.

“Nuk duhet të më kishin dërguar kurrë në shtëpi dhe gjithsesi duhet të kisha marrë një asistencë më të mirë mjekësore”, thotë gruaja, e cila ka paditur spitalin. /a.y/noa.al