Transmetuar më 20-02-2020, 10:55

Një grua nga Meksika është në kërkim pasi rrëmbeu një vajzë 7-vjecare që u gjet e vdekur brenda një qese plehrash.

Bazuar tek pamjet filmike, zyrtarët e kanë identifikuar si Gladis Gioavana Curz Hernandez, e cila merr vajzën Fátima Cecilia Aldrighett nga shkolla.

Më pas e coi tek apartamenti që qëndronte me të dashurin, Mario Alberto Reyes Najera, i cili e përdhunoi të miturën. Të dy janë shpallur në kërkim.

Grupi hetimor ka arritur të gjejë shenjat e gishtave në trupin e vajzës që rezultojnë të njëjta me shenjat që ndodheshin në apartmentin që jetonte cifti.

Hetuesit gjetën edhe shenjat e gjakut të së miturës dhe konfirmuan se u vra në vendngjarje.

Vogëlushja u raportua e humbur nga nëna e saj, María Magnadalena Antón, pasi nuk e gjeti në shkollë kur shkoi te merrte.

Trupi i pajetë i 7-vjecares u gjet të shtunën brenda një qese plehrash në lagjen Tlahuac në Meksikë./a.m/noa.al