Parashikimi i motit për sot 20.02.2020
Transmetuar më 20-02-2020, 01:19

Mbi vendin tonë ka fiiluar tashmë shtimi gradual i vranësirave si pararojë e prishjes së kushteve atmosferike me kalimin e orëve.

Në këtë mënyrë duke nisur nga orët e natës duke gdhirë dita e sotme, e enjte 20 shkurt 2020, moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët.

Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pra, edhe dita e Enjte pritet të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar deri në orët e pasdites ku më pas gradualisht pritet ndërprerja e tyre.

Për t’u theksuar është se në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore por jo vetëm, pasi ato lokalisht do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

Temperaturat e parashikuara në fushën termike nuk pritet të kenë luhatje të mëdha në vlerat minimale (2ºC deri në 8ºC). Por janë ato në vlerat e mesditës të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme me vlera të parashikuara nga 7ºC në relievet malore deri në 13ºC në ato bregdetare. Një rënie e ndjeshme duke marrë parasysh vlerën më të lartë prej 19ºC që u arrit dje në qytetin e Beratit.

Loading...