Transmetuar më 19-02-2020, 22:57

Berat Gjimshiti ka qenë i pafat sot në ditëlindjen e tij.

Ai nuk ka mundur që të zbresë në fushën e lojës për sfidën mes Atalantës dhe Valencias edhe pse ishte parashikuar mes titullarëve nga trajneri Xhampiero Gasperini.

Atalanta është detyruar ta heqë nga protokolli i sfidës, duke hedhur në fushë në vend të tij Kaldaran, edhe pse ai është një mbrojtës krahu që e ka paksa të vështirë të luajë si pjesë e mbrojtjes me tre që përdor Atalanta.

Në dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme, për Champions, Atalanta shkatërroi 4-1 Valencian, duke hedhur nëj hap të madh drejt çerekfinaleve. Hateboer dhe Ilicic shënuan në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Freuler dhe sërish Hateboer e çuan në 4-0 rezultatin, ndërsa miqtë realizuan në fund golin e nderit.

Surprizuan finalistët e sezonit të kaluar, Tottenham, që humbi 1-0 në fushën e tij me Lejpsing. Timo Werner realizoi me një 11-metërsh në pjesën e dytë.

Gjermanët me këtë rezultat janë më afër kualifikimin, në ndeshjen e kthimit.

/NOA.al