Transmetuar më 19-02-2020, 21:21

Një violiniste nga Londra i ka lënë të gjithë pa fjalë. Ajo do ti nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale pasi kishte tumor në kokë, por mjekët i kanë kërkuar që të luajë në violinë në sallën e operacionit.

53-vjeçarja e identifikuar si Dagmar Turner duhet ti vërtetonte kirurgëve se aftësitë e saj nuk ishin dëmtuar gjatë heqjes së tumorit.

Tumori që ndodhej në lobin frontal u konsiderua i rrezikshëm pasi ishte pranë zonës së trurit dhe mund të prekte aftësitë e saj për të lëvizur dorën e majtë.

Mjekët ia dolën të përfundonin operacionin me sukses dhe të ruanin aftësitë e Dagmar.

"Violina është pasioni im. I kam rënë që në moshën 10-vjeçare dhe mendimi se mund të humbisja aftësinë për të luajtur më thyente zemrën", tha ajo për mediat e huaja.

Ndërkohë, neurologu Keyoumars Ashkan tha se ishte ideja e tij që të fuste violinën në sallën e operacionit.

"Ne heqim rreth 400 tumore në kokë çdo vit, gjë që përfshin shpesh herë faktin se pacientët bëhen pjesë të disa testeve, por kjo ishte hera e parë që kisha një pacient që luante një instrument muzikor", tha ai.

Mejkët ia dolën që të hiqnin 90% të tumorit pa dëmtuar aftësitë motorike të violonistes, e cila shkoi në shtëpi tre ditë pas procedurës./a.m/noa.al