Transmetuar më 19-02-2020, 17:34

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike që tronditi Kosovën pas krimit në familje që kreu efektivja Valdete Bllaca.

Dyshohet se Valdetja qëndroi rreth 3-4 orë mes kufomës së prindërve dhe vëllezërve, e më pas vrau veten.

Pak momente para se të vriste veten, ajo kishte dalë tek dera për të përcjellë tezen dhe bashkëshortin e saj që i kishin shkuar për vizitë, thonë burimet për Gazetën Sinjali.

Valdetja u kishte thënë se familjarët nuk ndodheshin në shtëpi dhe ajo ishte e zënë, prandaj nuk i priste dot. Pasi u përshëndetën me policen dhe vendosën të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plumbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes.

Mesa duket, efektivja e kishte përgatitur skenarin e tragjedisë pasi një ditë më parë kishte dorëzuar tek tezja 12 mijë euro.

Gjatë bisedës, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim.  Pasi i kishte lënë paratë, nuk i kishte dhënë detaje për arsyen e as ku i kishte marrë.

Ngjarja tronditëse ndodhi dje në Gjilan ku u raportua se policja Valdete Bllaca kreu vrasjen e pesëfishtë.

Burime të sigurta thonë se të gjithë janë qëlluar me nga dy plumba në kokë, megjithëse policia nuk ka dhënë ende detaje.

Vëllai i madh Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje në dhomë e gjumit, ku po flinte. Babain Zeqir Bllaca dhe vëllain Blerim i vrau në dhomën e ndjenjes, ndërsa nënën Hanife Bllaca e qëlloi në një dhomë tjetër.

Vetëvrasjen e kreu në korridorin e shtëpisë./a.m/noa.al

Lexo edhe: Krim i pesëfishtë në Kosovë, policja vret dy vëllezërit, prindërit dhe veten

Vrau vëllezërit, prindërit dhe veten, efektiven e kishin shkarkuar nga detyra