Transmetuar më 18-02-2020, 20:52

Arlind Ajeti, mbrojtësi i Kombëtares ëndërrohej nga ekipe si Shkëndija e Tetovës dhe Tirana, gjatë merkatos së dimrit.

Por ish-mbrojtësi kuqezi është transferuar zyrtarisht në Danimarkë te skuadra e Velje Boldklub.

Te skuadra e re ai gjen dy shqiptarë të tjerë: Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli.

Nuk bëhet të ditura termat e kontratës që ka firmosur Ajeti me Velje.

Klubi danez i ligës së dytë pas marrëveshjes do t’i japë kohën e përshtatshme futbollistit shqiptar për të rifituar gjendjen optimale në aspektin fizik. Ajeti nuk luan që nga fundi i sezonit të kaluar kur mbylli aventurën në Zvicër me Grasshopers. Ai nuk u bë më pjesë e ndonjë skuadre as gjatë janarit

/NOA.al